A ka pasur Kejsi Tola lidhje me një personazh publik? Këngëtarja flet si rrallëherë për jetën personale

Mediale Vip

A ka pasur Kejsi Tola lidhje me një personazh publik? Këngëtarja flet si rrallëherë për jetën personale

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 10:34
Kejsi Tola

Këngëtarja Kejsi Tola, e ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, përtej projekteve muzikore foli edhe për jetën e saj personale.

Artistja është komentuar shpesh për një lidhje romantike me Flori Mumajesin, edhe pse thotë që është përpjekur që të mos flasë për jetën e saj private, lidhje të cilën e ka mohuar.

“Nuk kam dashur që jeta ime personale të përfshihet, nuk kam pasur ndonjë bashkëpunim me mashkull tjetër, ka bërë këngën Flori, ishim në “Këngën Magjike”dhe u krijua kjo zhurma. Unë nuk kam zgjedhur asnjëherë t’i bëj lidhjet e mija publike. Ia kam dalë t’i mbaj private”, thotë ajo.

Kejsi tregon se momentalisht është single, pa një partner nga krahët e saj, ndërsa premton se nëse do të ketë një lidhje do t’ia bëjë të ditur ndjekësve të saj.

“Ka qenë një periudhë në fillimet e karrierës që mërzitesha për lajmet që dilnin, kohët e fundit portalet nuk më kanë sulmuar kaq shumë, sepse i kam mbajtur për vete. Jam akoma single. Jam vërtet single”, u shpreh Kejsi.

Në hitet e verës do të jenë padyshim edhe projektet muzikore të Kejsi Tolës, sepse artisja tregoi se së shpejti do të publikohen disa këngë të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat