Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK

Mediale Vip

Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Reperi i njohur shqiptar Stresi, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë, ka rinisur një raund të ri në debatin me modelen dhe ish-konkurrenten e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura.

Pas përballjes së tyre në reality show-n e famshëm ku tensionet ishin të larta, Stresi ka folur sërish për çështjen e famshme të 30 mijë eurove që ka qenë burim i një premtimi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.

Në një deklaratë të fundit për Prive, Stresi ka adresuar sërish çështjen, duke theksuar se Juliana ende mbetet e fokusuar në shumën e premtuar dhe nuk ka fituar asnjë çmim të parë, duke aluduar për pjesëmarrjen e saj në “Dancing With The Stars Albania”.

Ai ka ironizuar situatën duke i thënë publikut të saj të ndihmojë në gjetjen e një çmimi për Julianën. “Jepjani more një çmim të parë njeriut se mbaroi duke konkurruar”, u shpreh Stresi me një ton të ngjashëm me stilin provokativ që e karakterizon.

Stresi, emri i të cilit është Arkimed Lushaj, nuk ka lënë pa përmendur edhe karakterin eXhulit, duke e cilësuar atë si “pak budallaqe” gjatë komenteve të tij.

Megjithëse ai shtoi se modelja “nuk është vajzë e kqe”, mënyra se si ai ka zgjedhur të përshkruajë Juliana ka marrë vëmendje të veçantë dhe ka shtuar zjarrin në debatin midis tyre. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat