Pas divorcit me Sophie Turner, Joe Jonas “braktiset” nga e dashura pas disa muajsh

Mediale Vip

Pas divorcit me Sophie Turner, Joe Jonas “braktiset” nga e dashura pas disa muajsh

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 17:24
Joe Jonas dhe Stormi Brie

Joe Jonas është ndarë nga modelja Stormi Brie pas pesë muajsh lidhje. Dyshja nuk janë më bashkë, sipas PageSix dhe një nga arsyet kryesore është orari i axhenda e ngjeshur e këngëtarit.

“Ai është i zënë duke punuar në albumin e tij solo,” tha një burim i afërt me Jonas.

Një tjetër person i afërt me këngëtarin tha: “Ai ka një orar shumë të ngjeshur. Ai e ndan kohën mes fëmijëve të tij dhe karrierës së tij, kështu që jeta e tij romantike duhet të kthehet në prapaskenë për momentin”.

Më pas ai shtoi: “Nëse gjendet personi i duhur, atëherë ai patjetër do të gjejë kohë në jetën e tij. Ai nuk e ndjen nevojën që thjesht të jetë në një marrëdhënie me dikë. Nëse do të ndodhë, do të ndodhë, por ai është vërtet i lumtur me atë që po bën për momentin”.

Ish-çifti u panë për herë të parë së bashku në janar kur paparacët i panë në Cabo San Lucas, Meksikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat