'Në nerva e sipër vendosa të fshija fotot!' Argjira Spanca zbulon çfarë ndodhi mes saj dhe Graciano Taganit

Mediale Vip

'Në nerva e sipër vendosa të fshija fotot!' Argjira Spanca zbulon çfarë ndodhi mes saj dhe Graciano Taganit

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 18:17
Argjira Spanca

Argjira Spanca ka treguar për herë të parë se çfarë ka ndodhur mes saj dhe Graciano Taganit. E ftuar në 'Cherry on top', moderatorja tregoi që patën një krizë pas daljes së tij të parë nga 'Big Brother Vip', por tani janë bashkë dhe i kanë zgjidhur të gjithë keqkuptimet.

Ajo e falenderoi për gjithçka që ka bërë për të dhe tha se suksesin që ka tani, e ka falë tij.

“Një kërkesë që i kam bërë është që kur të futet aty brenda të mos e përmendte pjesën tonë, sepse doja ta mbaja për vete dhe nuk doja të bëja këto dramat, që janë të pashmangshme se njerëzit do i kuptojnë. Komentuesit çdo ditë më të tepër bëhen më të egër, nuk e përjetova shumë këtë herë, por herën e parë kur u fut e përjetova keq, rashë dhe 5 kile. Nuk isha dakord të futej, nuk e doja vëmendjen e tepërt.

Pasi u fut e suportova dhe nuk doja të bëhesha ndalesë, një krizë ndodhi pas daljes së tij, që ishim për mospërputhje mendimesh. Në nerva e sipër vendosa të fshija fotot, që mu thaftë kjo dorë’, por nuk ishte BB arsyeja kryesore. Nuk i ktheja dot më se më vinte inat.

Ditën që është futur kemi folur në kamera, i dhashë fjalën që jashtë do jem për të diskutuar përsëri, është lidhje 5-vjeçare, nuk hidhet poshtë për gjëra të vogla. Edhe pas daljes, nuk u ndava, nuk më eci.

Unë jetoj te shtëpia e Gracianos, hapa derën. Kisha bërë ca ndryshime në look se kisha bërë dhëmbët dhe i shokuar po më thoshte ‘çfarë ke ndryshuar?’ , i thash ‘e pra, single lady’ (qesh). Tha saktësisht fjalët që doja të dëgjoja, që ishte penduar. Më tha ‘më fal’”, tregoi Argjira.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat