Vajza e Angeline Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh Nouvel nuk do të mbajë më mbiemrin e babait

Mediale Vip

Vajza e Angeline Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh Nouvel nuk do të mbajë më mbiemrin e babait

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 14:30
Vajza e Angeline Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh Nouvel

Vajza e Angeline Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh Nouvel nuk do të mbajë më mbiemrin e babait. Aktorja ka paraqitur një kërkesë në gjykatën e Los Angeles ku heq dorë nga mbiemri Pitt për të mbajtur vetëm Jolie.

Veprimet ligjore i ndërmori më 27 maj, datën e ditëlindjes së 18-të, mes mosmarrëveshjeve të shumta publike të prindërve.

Shiloh është e treta nga 6 fëmijët e ish-çiftit, por jo e para nga vëllezërit e motrat e saj që kërkon të largohet nga mbiemri Pitt.

Në fillim të këtij viti, 15-vjeçarja Vivienne hoqi mbiemrin e babait në listën e saj në një program ‘Playbill’ në Broadway.

Dhe në një video të vitit 2023, vajza e madhe Zahara mund të shihet dhe dëgjohet duke u prezantuar vetëm si Zahara Marley Jolie

Vendimi i Shiloh Nouvel vjen në një kohë që çifti Jolie Pitt po përballen me beteja të ashpra dhe akuza ligjore për çështjen e ndarjes së pasurisë pas divorcit.

Aktorja e bëri kërkesën ndarje në shtator të vitit 2016, pas një incidenti në të cilin pretendon se ish bashkëshorti e sulmoi dhe dhunoi verbalisht bashkë me dy fëmijëve e tyre në një avion.

Por detajet e ndarjes nuk janë finalizuar ende, me Bradd që mohon akuzat ndërkohë që të dy kanë ngritur padi ndaj njëri tjetrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat