Ronaldo i rikujtoi premtimin publik, çka bëri Roza Lati?

Mediale Vip

Ronaldo i rikujtoi premtimin publik, çka bëri Roza Lati?

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 16:11
Roza Lati

E ftuar në “Mos i Bjer me Top” ka qenë ish-konkurrentja e “BBV3”, Roza Lati, e cila u eliminua shumë pranë finales.

Ajo ka folur lidhur me ekperiencën e saj brenda shtëpisë, marrëdhënien me banorët dhe me cilët prej tyre ruan ende marrëdhënien dhe pas përfundimit të formatit.

Sakaq, teksa po hynte në studio, moderatori Ronaldo Sharka i ka rikujtuar Rozës premtimin publik që ajo ka bërë para pak kohësh: “Nëse fiton Egla unë do të hidhem prej ballkonit ose do i dal maunes para.”

“Maune s’kemi por një ballkon e kemi”- u shpreh Ronaldo.

Roza jo vetëm që nuk u hodh por shtoi me ironi: Zemër po të më kishe vënë përpara larjes së enëve do të isha hedhur me vërte!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat