Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“S’ka më lot” quhet kënga e re, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Artistja ka bërë një paraqitje të mahnitshme në klip me skena e lëvizje atraktive.
Muzika dhe producimi u bë nga Skizo me masterizim po ashtu nga i njëjti.
Për tekstin dhe për vijën melodike është përkujdesur Ada Satka.
Videoja ndërkaq u realizua nga produksioni, Imagine.
Diona po vazhdon të jetë aktive dhe mjaft e angazhuar me projekte.