Kiara Tito ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku ka bërë disa rrëfime për shtatzëninë dhe lindjen. Ja disa nga gjërat që tha.
-Si po e kalon Postpartum?
Kisha dëgjuar dhe lexuar shumë për këtë periudhë. Tani që po e provoj qenka e vërtetë Mendoj që me mbështjetjen e njerëzve të dashur kalon. Nuk e shmangim dot, sepse të ndryshon totalisht jeta dhe pjesa e hormoneve bën të vetën. Unë e kam kaluar duke dalë sa më shumë në natyrë bashkë me bebin. Mos u mbyll në shtëpi.
-Djalin kur do e bëni?
Me kismet pas dy vitesh. Por, si t'ia bëjmë që ne duam prap vajzë.
-Sa kilogramë ke qenë në fund të shtatzënisë?
89.9 një ditë para lindjes. Një muaj pas lindjes kam arritur 73 kg.
-Në çfarë jave e zbulove gjininë e Lunës?
Gjithë jetën time kam ëndërruar të kem një vajzë. Kam bërë nipt test dhe kur ka ardhur përgjigja, u detyrova të bëja sa më shpejt gender reveal se nuk më pritej. Pastaj momenti kur pashë tymin rozë, nuk do ta harroj kurrë.
-Çfarë ushqimesh të haheshin më shumë në kohën kur ishte shtatzënë?
Vetëm ëmbëlsira, por pas operacionit nuk dua t'i shoh.
-A ishte Luizi me ty në sallë? Mendon se duhet partneri aty brenda?
Mendoj se është një zgjidhje shumë personale. Për mua ia vlen. Luizi ka qenë aty me mua gjatë gjithë procesit duke ma thjeshtësuar edhe gjendjen e ankthit.
-Mos beso mësyshet, fëmijët do qajnë...
Nuk besoj fare në këto gjëra. Besoj vetëm në Zot.