Zbulohet data se kur do zhvillohet finalja e Ferma VIP

Mediale Vip

Zbulohet data se kur do zhvillohet finalja e Ferma VIP

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Në datën 12 qershor do të jetë finalja e madhe e “Ferma VIP”.

Këtë gjë e konfirmoi mbrëmjen e sotme moderatorja Fjoralba Ponari në spektakël.

Në garë janë edhe 8 konkurrentë, ndërsa 2 prej tyre priten të eliminohen javën e ardhshme.

Vetëm 6 prej tyre do të prekin finalen dhe do të “luftojnë” për çmimin e madh 100 mijë euro.

Kujtojmë se i fundit që la fermën ishte aktori i njohur Albano Bogdo, i cili zgjodhi të largohej me dëshirë nga kjo eksperiencë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat