Këto janë kërkesat e padisë së divorcit të Xhensila Myrtezajt për Bes Kallakun

Mediale Vip

Këto janë kërkesat e padisë së divorcit të Xhensila Myrtezajt për Bes Kallakun

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 20:30
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Sikurse është zbuluar Xhensila Myrtezai është ajo që ka kërkuar divorcin nga Bes Kallaku.

Në media është zbuluar se në padinë e saj në Gjykatën e Tiranës, kërkohet jo vetëm që divorci të kryhet pa faj, por edhe që këngëtarja të marrë kujdestarinë e fëmijëve, të vajzës dhe djalit gjithashtu dhe një pension ushqimor prej 150 mijë lekësh të vjetra.

Ja çfarë thuhet në padi:

"Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri. Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit.

Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën.

Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare.

Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, deklarohet në padinë për zgjidhje martese pa faj”, thuhet në padi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat