Finalistja e "Big Brother VIP" Heidi Baci ishte sot e ftuar në 'Wake UP', ku ka folur për të ardhmen e saj pas mbylljes së spektaklit.
Mes të tjerash, ajo është ndalur edhe te lidhja me Romeon, duke treguar se po shkon shumë mirë dhe duket sikur po njihen nga fillimi.
“Shumë mirë, normalisht që është diçka e re jashtë sepse është më ndryshe. Normal që marrëdhënia është e njëjtë, por që jashtë ka situatë tjetër rri më larg e kemi mësuar veten ai të bëjë gjërat e veta, unë të miat. Sikur po njihemi nga fillimi, është shumë emocionuese. Çdo gjë është shumë mirë”.
Moderatorët e emisionit e pyetën gjithashtu edhe në lidhje me planet që ka tani dhe nëse e sheh veten në televizion. Heidi u shpreh se ‘do ishte diçka shumë e bukur’ dhe shtoi se tani në verë do të bëjë pak pushim dhe pastaj të shohë.
"Mendoj se po, do të ishte shumë e bukur. Ketë periudhën e verës do doja ta merrja pak pushim që të kuptoja edhe si po shkojnë gjërat dhe andej në Itali. Por do ishte gjë shumë e bukur. Jam tip si kameleon, përshtatem. Mendoj që po. Nuk dua ti jap vlera vetes sepse nuk më pëlqen fare kur më bëjnë këtë pyetje. Por do ishte e lezetshme është si gjë. Por të shohim."