Pezullon episodin me Bleron, ja i ftuari i radhës në “podcast-in” e Afronës

Mediale Vip

Pezullon episodin me Bleron, ja i ftuari i radhës në “podcast-in” e Afronës

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 21:10
Afrona Dika

Afrona Dika bëri zhurmë kudo nëpër rrjet me podcast-in e saj me ish-in Blero Muharremi, të cilët u ritakuan pas dy vitesh, por në fakt nuk u publikua kurrë.

“Podcasti i shumëpritur duhet të shtyhet për arsye të ndryshme. Nuk ka sekrete, ju keni të drejtë të dini gjithçka” shkroi Afrona në njoftimin e saj.

Siç duket podcast-i u la pezull dhe nuk do të publikohet asnjëherë. Epo kjo s’do të thotë që puna për Afronën nuk do të vazhdojë…

E ftuara e rradhës në podcast-in e saj është këngëtarja Ronela Hajati. “Pas 2 vitesh u takuam përsëri… kur ishim vajza të “reja”, akoma jemi. Një podcast shumë i lezetshëm ju pret. Mezi po pres” ka shkruajtur Afrona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat