Aktorja e njohur Sofia Vergara gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ka zbuluar frikën që përjetoi në një ndër skenat erotike që ajo luajti në filmin “Griselda”.
Ylli televiziv tha se frikësohej që do ti vihej re celuliti pasi kur luajti këtë rol ishte 50-vjeçare.
Vergara tregoi se ka ajo ka qëndruar zgjuar gjatë gjithë natës pasi shqetësohej se si do ti dukej trupi në xhirimet e filmit.
‘Unë jam 50-vjeçe! Domethënë, kur isha 30 vjeçe, nuk do të isha shqetësuar. Mendoj se isha e shqetësuar se do të dukesha e tmerrshme. Unë nuk mendoj se kam bërë ndonjëherë një skenë seksi,”- tha aktorja.
Ndonëse i ka kaluar të 50-tat, Sofia Vergara nuk njeh moshë me fytyrën dhe format e saj përfekte trupore.
Megjithatë të shumtë janë fansat që mendojnë se të gjithë këtë bukuri ajo e ka falë ndërhyrjeve estetike.
Megjithatë gjatë një interviste për revistën “Glamur”, 51-vjeçarja i ka mohuar të gjitha këto pretendime duke thënë se pesonat që komentojnë janë xhelozë.
“Zgjedh të shmang leximin e komenteve dhe e dini pse? Sepse zakonisht ata që komentojnë janë persona që janë në humor të keq, të depresionuar apo xhelozë. Në fillim të viteve 90’ u ndërgjegjësova për rëndësinë e kremit të diellit në procesin kundër plakjes. Nuk jam kujdesur sa duhet për veten duke patur parasysh se kam jetuar në një vend të ngrohtë si Kolumbia ku ka diell për gjatë gjithë vitit.”– tha bukuroshja.