Edona Llalloshi: Njerëzit më kanë pëlqyer gjithmonë sepse nuk jam zhveshur

Mediale Vip

Edona Llalloshi: Njerëzit më kanë pëlqyer gjithmonë sepse nuk jam zhveshur

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 06:41
Edona Llalloshi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, ka treguar se i ka qëndruar besnike stilit të saj në veshje dhe asnjëherë nuk është ekspozuar para publikut.

Sipas saj, kjo ka qenë një ndër arsyet se pse njerëzit e kanë dashur më së shumti, dhe madje shpesh ia thonë këto komente kur e teakojnë këngëtaren gjetiu.

“Është shumë interesante që shpesh herë me Milotin qeshin, nëpër aeroporte përshembull më ndalin njerëzit dhe më thonë

‘A e din bre Edona se pse të duam më së shumti?’, dhe Miloti thotë ‘E di valla, vetëm sepse nuk zhvishet’”, ka thënë Edona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat