Mbrëmë u mbajt koncerti madhështor i Alban Skenderajt në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Stadiumi ishte i stërmbushur nga adhuruesit e artistit i cili dhuroi emocione të mëdha me këngët e tij ndër vite.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga koncerti në llogarinë e tij në Facebook.
Ai edhe e duartrokiti këngëtarin shqiptar.