Rita Ora thotë se miqtë janë xhelozë për martesën e saj

Mediale Vip

Rita Ora thotë se miqtë janë xhelozë për martesën e saj

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 17:01
Rita dhe Taika

Ka mjaftuar një bisedë në podkastin “Table Manners” që ylli i popit të flasë pa doreza për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, si dhe "xhelozinë" e miqve për të.

“Shumë nga miqtë dhe të njohurit e mi më kanë telefonuar duke thënë se më kanë zili për burrin tim. Mendoj se e njohin atë dhe e dinë se si është Taika”, tha këngëtarja.

"Ne qeshim gjatë gjithë kohës", u shpreh ajo

.Rita vazhdoi të tregojë detaje nga romanca e saj me regjisorin duke u shprehur se fillimisht e adhuronte bashkëshortin dhe se ai e dinte se ajo është e çmendur pas tij.

"E adhuroja por nuk mendoja se ndiente të njëjtën gjë për mua sepse Taika e dinte që isha e çmendur pas tij. Bota e filmit është ndryshe nga bota e muzikës", tha Ora, duke shtuar se Taika është më serioz se njerëzit që ka njohur në jetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat