Koncerti “Shkurte Fejza - 50 vjet, Zëri i Kombit”, detaje të reja për organizimin e madh

Mediale Vip

Koncerti “Shkurte Fejza - 50 vjet, Zëri i Kombit”, detaje të reja për organizimin e madh

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 18:12
Foto nga vendi i ngarjes

Për nder të 50 vjetorit të karrierës së këngëtares Shkurte Fejza dhe të manifestimeve të Ditës së Çlirimit të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po organizon koncert të madh me orkestër dhe me vepra të performuara nga këngëtarja Shkurte Fejza më 8 qershor.

Për koncertin e titulluar ''Shkurte Fejza - 50 vjet, Zëri i Kombi” u organizua edhe një konferencë për shtyp ku u shpalosën më shumë detaje mbi organizimin e madh.

Në fjalën e tij, kompozitori dhe ish-ministri i MKRS-së, Valton Beqiri tha se hyrja është e lirë për të gjithë spektatorët.

Ai tha se koncerti në fjalë është organizuar nën pantronatin e MKRS-së dhe të Ansamblit Kombëtar Shota, teksa shtoi se në të janë të përfshirë edhe emra të mëdhenj të kompozitorëve shqiptarë si Pjetër Graci, Naim Gjoshi etj.

Beqiri: Punimet kanë filluar qe dy-tre muaj

“Koncerti do të mbahet në këtë sallë dhe hyrja është e lirë për të gjithë spektatorët duke marrë parasysh edhe kapacitetet e sallës besoj që do të jetë e stërmbushur. Kemi të bëjmë me një reportuar shumë të gjerë të këngëtares Shkurte Fejza…Punimet kanë filluar qe dy-tre muaj… Fillimisht janë përzgjedhur këngët pastaj janë përzgjedhur instrumentistët. Në këtë koncert janë të përfshirë emrat më të mëdhenjë kompozitorëve shqiptarë Pjetër Graci, Naim Gjoshi, Xhevdet Gashi etj. Koncerti është i organizuar nën pantronatin e MKRS-së dhe ansamblit kombëtar shota të cilët po ashtu do të jenë pjesë e stafit”, tha Beqiri.

Kurse, Ylber Asllanaj që është udhëheqës artistik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, tha ideja e koncertit është e këngëtares Shkurte Fejza dhe që përkrahet nga Ministria e Kulturës.

Asllanaj the zëri i Shkurte Fejzës ka qenë simbol i këngëve për rezistencë dhe prandaj janë marrë të gjitha aspektet e këtij organizimi.

Asllanaj: Të gjithë e dimë që zëri i Shkurtes ka qenë një ikonë, një simbol i këngëve për rezistencë

“Ishte ide e zonjës Shkurte dhe e përkrahur nga MKRS-së dhe ansambli shota. Ne si institucion kemi marrë përsipër që ta organizojmë këtë ngjarje që për mua është një prej koncerteve të bukura shumë solemne. Të gjithë e dimë që zëri i Shkurtes ka qenë një ikonë, një symbol i këngëve për rezistencë me të cilën jemi rritur. Prandaj e kemi marrë me shumë përgjegjësi të gjitha aspektet e këtij organizimi”, tha Asllanaj.

Ndërkaq këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza duke falënderuar të gjithë ata që po marrin pjesë në këtë organizim, tha se është e lumtur për këtë koncert.

Fejza tha ky organizim do të ishte i pamundur pa ndihmën e Ministrisë së Kulturës, teksa në fund falënderoi edhe publikun për mbështetjen ndaj saj gjatë gjithë këtyre viteve karrierë.

Fejza: Falënderoj edhe publikun që 50 vite më ka inkurajuar

“Dua të falënderoj të gjithë, djem e vajza shumë të talentuar që japin maksimumin që ky 50-vjetor që unë sot do ta shënojë të jetë sa më i suksesshëm. Unë jam shumë e lumtur për këtë sepse kur ke miq edhe shokë profesionalisht të nivelit të tillë atëherë ti je më rehat si këngëtar. Dua të falënderoj edhe ministrin Hajrullah Çekun sepse pa përkrahjen e ministrisë nuk do të kishim mund ta arrinim sepse është një event që ka angazhim. Falënderoj edhe publikun që 50 vite më ka inkurajuar, më ka duartrokitur”, tha Fejza.

Kujtojmë se koncerti do të fillojë nesër nga ora 20:00,në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve kurse këngëtarët tjerë që do të marrin pjesë në këtë koncert janë Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Nikollë Nikprelaj dhe dy vajzat e këngëtares Shkurte Fejza, Gresa Behluli dhe Besiana Behluli. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat