Pas deklaratës së Megit për Xhensilën e Besin reagon Stresi: Ti sa varësi ke?

Mediale Vip

Pas deklaratës së Megit për Xhensilën e Besin reagon Stresi: Ti sa varësi ke?

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 20:20
Megi Pojani dhe Stresi

Megi Pojani së bashku me motrat e saj në podkastin “Me Kast” mes të tjerash kanë folur edhe rreth çështjes së ndarjes së aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezajt.

Moderatorja Megi, pretendon se shkak i ndarjes së tyre dyshohet se është varësia e Besit ndaj alkoolit.

Sakaq, pak momente më herët ka ardhur një reagim prej këngëtarit Stresi i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ka bërë një reagim ndaj deklaratës së Megit për ish-çiftin.

Teksa ka shpërndarë një lajm lidhur me këtë deklaratë ai ka shkruajtur përbri: "Meqë jemi pjesë e estradës dhe kemi të drejtën e mendimit, po ti a e di sa varësi ke? Respekt për ish-çiftin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat