Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e tij të veçantë në Paradën e Krenarisë që u mbajt dje në kryeqytet. Rama shkëlqeu me një veshje që shpërfaqte jo vetëm mbështetjen e tij për bashkësinë LGBTI+, por edhe kujdesin ndaj stilit modern.
Veshja në fokus ishte një këmishë verore e dizajnuar nga stilistja e njohur Blerina Kllokoqi Rugova, një emër i njohur në botën e modës kosovare.
Këmisha është pjesë e koleksionit “Bukur” për meshkuj, i cili përfshin veshje me stil të veçantë dhe moderne, që shprehen me çiltërsi dhe elegancë.

Kjo këmishë specifike ka bërë për vete shije të ndryshme, dhe për çudi një të përafërt të saj ka qenë veshur edhe fituesi i Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, në një nga paraqitjet e tij në spektaklin e njohur televiziv.
Është interesante të shohim si veshjet e dizajnuara nga Blerina Kllokoqi Rugova kanë gjetur vend në ngjarje dhe platforma të ndryshme, duke u bërë zgjedhje e personazheve publike dhe duke përcjellë një mesazh të qartë për ndërgjegjësim dhe përfshirje.
Përparim Rama, me angazhimin e tij në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe duke qenë një figurë publike e ndjekur, ka demonstruar se një lider mund të jetë edhe një ikonë stili.
Veshja e tij në paradën e krenarisë ka shërbyer si një simbol i hapur dhe inkurajues për pranim dhe tolerancë në shoqëri.