Enis Bytyqi publikon këngën e re “O madam”

Mediale Vip

Enis Bytyqi publikon këngën e re “O madam”

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 18:28
Enis Bytyqi

Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi, ka prezantuar ditën e sotme (e diel) projektin e ri.

“O Madam” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artisti nga Ferizaj vjen me një klip veror që i përshtatet kohës, i cili tani ndodhet edhe në YouTube.

Teksti dhe vija melodike është realizuar nga vet Bytyqi në bashkëpunim me Bucin.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit, ëeshoot Films.

Enisi prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani, por që vazhdimisht lanson këngë në shqip.

Ai po vazhdon t’i qëndrojë besnik fansave që nga fillimi i karrierës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat