Pas sherrit të bujshëm në BBV, Sara Gjordeni dhe Françeska Murati bëhen bashkë: Më tha burri...

Mediale Vip

Pas sherrit të bujshëm në BBV, Sara Gjordeni dhe Françeska Murati bëhen bashkë: Më tha burri...

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 20:18
Françeska Murati dhe Sara Gjordeni

Françeska Murati dhe Sara Gjordeni duket se i kanë harruar sherret dhe konfliketet që kanë pasur brenda shtëpisë së BBV3.

Ato janë bërë të dyja pjesë e jurisë së rubrikës “She’s on Top” tek E Diell” dhe mesa duket kanë bërë paqe.

E pyetur nga Argjira se cila ishte këshilla e fundit që bashkëshorti i dha asaj para se të vinte në emisionin, Françeska u shpreh: Mos bëj shumë sherre.

E dyta që hyri në skenë ishte Sara Gjordeni e cila dukej mjaft e lumtur dhe tregon se shtatzëninë e saj po e shijon pa masë.

Të dyja ish-konkurrentet e BBV3 kanë kritikuar dhe kanë dhënë mendimet e tyre si profesioniste për vajzat konkurrente të “She’s on Top” dhe dukej se çdo gjë shkonte mjaft mirë mes tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat