I njohur për hitet “Lean on” dhe “Loco Contigo” - DJ Snake vjen në Kosovë në festivalin Sunny Hill

Mediale Vip

I njohur për hitet “Lean on” dhe “Loco Contigo” - DJ Snake vjen në Kosovë në festivalin Sunny Hill

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 09:00
DJ Snake

Tashmë janë zbuluar disa nga yjet e famshëm që do të performojnë në Sunny Hill Festival.

Black Coffe, Burnaboy, Martinez Brothers – janë vetëm disa nga artistët e famshëm që do të vijnë në Kosovë.

Veç tyre, së fundmi u njoftua edhe një DJ ndërkombëtar që njihet për hite të shumta.

Bëhet fjalë për William Sami Etienne Grigahcine, i njohur për publikun me emrin artistik DJ Snake.

Ai ka të realizuar disa bashkëpunime, në mesin e tyre: “Lean On” në bashkëpunim me Major Lazer, “Loco Contigo” me J Balvin e Tyga, “Let Me Love You” me Justin Bieber etj.

Sunny Hill rikthehet sivjet me lokacion të ri në datat, nga 25 deri më 28 korrik.

Pritet të shihet se çfarë ka rezervuar sivjet ky koncert pas një mungese prej dy vitesh. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat