Ish menaxheri ia bllokoi këngën, reagon Tayna

Mediale Vip

Ish menaxheri ia bllokoi këngën, reagon Tayna

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 11:31
Tayna

Pas heqjes së këngës nga YouTube, nga ish-menaxheri, ka reaguar reperja Tayna, duke u kërkuar falje fansave të saj.

Ajo tha se duhet durim, para siç është shprehur ajo “mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël”.

Tayna përmes një postimi në Instagram në lidhje me këtë rast, është shprehur se ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit.

“I kërkoj ndjesë dëgjuesve t’mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël janë! Unë ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit”, është shprehur tutje ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat