Florian Agalliu një nga dy finalistët e Ferma VIP, edhe pse nuk mundi të ishte fitues, u shpreh mjaft i lumtur për rrugëtimin e tij në spektaklin më të veçantë në Shqipëri.
Si nënkampion i Ferma VIP, Flori u shpreh se nuk do të hiqte asnjë gjë nga i gjithë ky rrugëtim, ndërsa shtoi se pas kësaj mbrëmjeje do të vijojë rrugëtimi i tij në art.
Pjesë nga biseda:
Fjoralba: Si ndihesh?
Flori: Jam shumë i lumtur për kaq sa arrita, nuk jam aspak pishman. Rruga ime do të jetë e gjatë në art, e uroj Dijonisin për këtë.