Disa nga ish-banorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e Roza Latit. Ledjona ka postuar në “Instastory” një video ku fillimisht ka kapur Julin dhe Erjolën teksa shohin në telefon, e mesa duket po lexonin lajmet që qarkullojnë në rrjet në lidhje me Françeskën.
A është në të vërtetë Françeska në pritje të ëmbël? Këtë pyetje e bëri edhe Juli mbrëmë në darkën e organizuar nga Roza, ku Françeska iu përgjigj duke pirë verë.
Juli: O Franç a je shtatzënë apo jo?
Françeska: Nuk jam.