Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka bërë tifo për Kombëtaren shqiptarë në futboll.
Duke shprehur mbështetjen e saj, Bebe ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të mbushur me emoji të flamurit kombëtar shqiptar.
Rexha poashtu ka publikuar videon e kuqezinjve duke u thyer pastat italianëve para ndeshjes.
“Fansat shqiptarë thyejnë shpagetat para tifozëve italianë”, shkroi Rexha sipër videos së shpërndarë.