Ian McKellen ka bërë një përditësim rreth gjendjes së tij shëndetësore pasi u rrëzua.
Aktori 85-vjeçar u rrëzua nga skena gjatë një shfaqjeje në Londër.
Ian u shtrua në spital pas rënies dhe pjesa e mbetur e performancës së të hënës mbrëma u anulua.
“Dua t’i falënderoj të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen e tyre të këndshme”, shkroi Ian në X.
“Që nga aksidenti, gjatë një shfaqjeje të Player Kings mbrëmë, dëmtimet e mia janë diagnostikuar dhe trajtuar nga një sërë ekspertësh, specialistësh dhe infermierësh që punojnë për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar. Atyre, natyrisht, u jam shumë borxhli. Ata më kanë siguruar që shërimi im do të jetë i plotë dhe i shpejtë dhe mezi pres të kthehem në punë”, ka shkruar më tej aktori.