Heidi Klum e di se si ta përballojë nxehtësinë.
Ajo u nxeh paksa duke ngrënë një krahë pule veçanërisht pikante. Aq shumë që vendosi të heqë këmishën e saj në mes të intervistës.
"Mendova se qumështido të ma kalonte," pranoi Heidi gjatë episodit të ri të 'Hot Ones' pasi kafshoi krahun e mbuluar me salcë Da Bomb. "Po nxehem."
Së pari, 51-vjeçarja piu qumësht, por kur kjo dështoi, ajo zbërtheu kopsat e këmishës së saj blu xhins duke dalë me të brendshme të kuqe, teksa Sean Evans e shihte i habitur.
Megjithatë, Heidi e mori sfidën me sportivitet, veçanërisht pasi ajo nuk është mësuar të hajë ushqime pikante për shkak të fëmijëve të saj.
“Kam katër fëmijë, që nëse i hedh piper ushqimit, thonë: “Oh mami, kjo është pak e nxehtë”, shpjegoi ajo. "Unë dhe njerëzit që kanë gatuar për familjen time kanë qenë gjithmonë super të butë me fëmijët."