Olta Gixhari befason me përgjigjen kur pyetet rreth ndërhyrjeve në fytyrë

Mediale Vip

Olta Gixhari befason me përgjigjen kur pyetet rreth ndërhyrjeve në fytyrë

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 14:36
Olta Gixhari

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, pak ditë më parë u bë nënë për herë të dytë.

Ajo dhe partneri i saj, Dori, kanë mirëpritur sërish bashkë një djalë.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

Një ndjekës e ka pyetur atë për ndërhyrjet në fytyrë, duke aluduar se ka bërë buzët.

“Mos u ndiko nga trendet, të lutem. Jo ti. I kishe më mirë buzët pa mbushës”, iu drejtua një ndjekës.

Image
Olta Gixhari

Bukuroshja u përgjigj: “Akoma se kam provuar mbushësin. Buzët i kam ende të fryra nga shtatzënia edhe këmbët”.

Olta ka lënë të kuptohet se deri më tani nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat