Që nga hera e fundit kur Halsey u bëri të ditur fansave diagnostikimin me lupus dhe çrregullimin e rrallë limfoproliferativ të qelizave T, bëri daljen e parë publike ku shkëlqeu.
Ajo mori pjesë në premierën e filmit të saj të ri, “MaXXXine”, ku kishte veshur një set ngjyrë ari, që përbëhej nga një bluzë, top, dhe një fund të gjatë nga “Bronx and Banco”, ndërsa flokët i kishte bërë kaçurrela.
Halsey i shtoi pak shkëlqim veshjes së saj me bizhuteri nga “Effy”, “Bondeye”, “Toni + Chloe Goutal dhe “Nickho Rey”.
Pavarësisht nga sfida me sëmundjen, Halsey dëshmoi se nuk di të dorëzohet.