Duket se keqkuptimet mes ish-çiftit, Afronës dhe Bleros, janë zgjidhur më në fund dhe podkasti që ngjalli kureshtjen e ndjekësve do të publikohet më në fund.
Por kur?
Afrona njoftoi në rrjetet e saj sociale se sot në orën 18:00 do të publikohet intervista e shumëpritur, ku fliten të vërtetat e divorcit.
Ka qenë edhe ky faji im që veç jam zhdukur nga jeta jote, sepse kam qenë, e kam pasur një mllef brenda, e kam pasur një vuajtje, e kam pasur një dëshpërim brenda, s’di si të ta shpjegoj, thjesht... një... s’e di... më është nevojitur shumë kohë edhe për vete që të pranoj që është... - thotë ajo në pjesën e shkurtër të podkastit të postuar në "Instagram".