Xhensila Myrtezaj kopjon këngën e artistit të huaj? Ngjashmëria e madhe që dy këngët kanë

Mediale Vip

Xhensila Myrtezaj kopjon këngën e artistit të huaj? Ngjashmëria e madhe që dy këngët kanë

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 22:40
Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj pas ndarjes nga aktori i njohur Bes Kallaku i është përkushtuar plotësisht projekteve të saj muzikore.

Xhensila ka publikuar pak nga kënga që pritet të dalë së shpejti, teksti përgjithësisht duket se i dedikohet një historie dashurie dhe sigurisht që fansat e kanë marrë si një “ngacmim” për ish-parnerin e saj, Besin.

Detaji tjetër që bie në sy është melodia e ngjashme që ka me një këngë greke të famshme të titulluar “Athina Mou”,që mesa duket edhe vetë këngëtarja e paska në prefrerencat e saj.

Dukë qënë se kjo këngë ka lënë një shije të mirë jo vetëm tek vendasit por edhe përtej, Xhensila tenton të na e sjelli në mënyrën e saj me fjalë të tjera.

Duhet të pranojmë faktin se këngëtarja është shumë e talentuar dhe gjithmonë na surprizon me hitet që publikon.

Gjithmonë në qendër të vëmendjes, Xhensila po e bën publikun çdo herë e më shumë për vete.

Si një nënë single ajo perveç punës duket se kujdeset mjaft mirë dhe për fëmijët e saj, dhe shpesh Xhensila e tregon këtë me postimet që bën në rrjetet e saj sociale dedikuar atyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat