Shpati në një romancë, Ed Manushi zbulon të vërtetën: Ka ardhur në studio i shoqëruar me…

Mediale Vip

Shpati në një romancë, Ed Manushi zbulon të vërtetën: Ka ardhur në studio i shoqëruar me…

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 00:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Moderatori dhe ish-basketbollisti, që ka qenë konkurrent në “Big Brother VIP”, Shpat Kërleshi, ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Top Arena”.

Sipas moderatores, Erjola Doçi, publiku ka interes të dijë nëse Shpati ka ardhur i shoqëruar në emision.

Ajo lexoi një nga mesazhet që i ka ardhur në celular: “Shpati, a ka ardhur vetëm apo i shoqëruar”.

Vetë ish-konkurrenti nuk deklaroi asgjë, por përgjigjen e dha moderatori Ed Manushi. “Do them një gjë që nuk do i pëlqejë të gjitha gocave në shtëpi, por ne këtu themi vetëm të vërtetën. Jo i shoqëruar, por i super shoqëruar me një super gocë ka ardhur. Kështu që, hiqni dorë nga Shpati, merruni me mua dhe me Enon”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat