Krizë mes Franceskës dhe bashkëshortit të saj? Ish-banorja sqaron njëherë e mirë situatën

Mediale Vip

Krizë mes Franceskës dhe bashkëshortit të saj? Ish-banorja sqaron njëherë e mirë situatën

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 15:21
Françeska dhe partneri

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Françeska Murati, përveçse e shohim çdo të diel pasi është pjesë e jurisë së “She’s on Top”, është mjaft aktive edhe në rrjetet e saj sociale.
Që pas përfundimit të reality show-t, ajo ka ndarë me ndjekësit foto e video nga puna, por edhe pushimet që ka bërë me miqtë.

Ndërsa sa i përket familjes së saj të bukur, Françeska ka vendosur që të jetë pak më e rezervuar.

Ajo ka ndarë me ndjekësit shumë pak foto me bashkëshortin dhe djalin, duke u kujdesur që të mos tregojë portretin e tyre.

E duket se ndjekësit e saj janë shqetësuar për faktin që ajo nuk poston foto me të shoqin. Këtë e ka treguar Murati ditën e sotme përmes një postimi në “Instastory”.

Ajo u bën thirrje të gjithë atyre që i kanë shkruar që të mos shqetësohen pasi është 24/7 me bashkëshortin.

Françeska shton se kur nuk i publikoi kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri që e digjte malli për ta, nuk ka ndërmend t’a bëjë një gjë të tillë tani.

“Për ju që më shkruani kaq të shqetësuar në inbox mos keni merak se jemi 24/7 bashkë.

Gjërat më të rëndësishme të jetës time i mbaj private. Burrin dhe bebin i kam për vete jo për botën. Kur nuk i publikova në Big që më digjte malli për ta, nuk kam ndërmend me i publiku tani”, ka shkruar Murati në një video ku shfaqet ajo dhe duket se pranë saj është pikërisht partneri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat