Këngëtarja Ronela Hajati shquhet për transparencën që e shfaq në raport me ndjekësit e saj në mediat sociale.
Kësisoj, sot ajo ka kërkuar nga ndjekësit që mos t’i bëjnë presion mbi prurjet e reja.
Dhe për këtë ajo thotë të ketë një arsye.

Roneles po i duket se asnjë këngë “e hajrit” nuk po publikohet këtë vit, prandaj ajo thotë se i duhet frymë e re.
Mos ishte ky një ‘diss’ ndaj estradës? S’e vulosim dot.
Gjithsesi, më poshtë, ndiqeni reagimin e plotë të saj.