Brenda festës së ditëlindjes të Ramush Haradinajt – publikohet një moment romantik me Anitën

Mediale Vip

Brenda festës së ditëlindjes të Ramush Haradinajt – publikohet një moment romantik me Anitën

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 00:33
Ramushi me Anita Muçajn

Ditën e djeshme (e mërkurë) ka festuar ditëlindjen e 56-të politikani i njohur, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast i është organizuar një festë me miqtë dhe familjarët e tyre të ngushtë.

Nutricionistja Diola Dosti ka ndarë pamje të tyre nga festa, ku shihet Ramushi me Anita Muçajn në një moment romantik.

Image
Ramushi me Anita Muçajn

Spikerja e lajmeve shihet duke i dhënë një përqafim politikanit, ndërkohë që duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Ata veç kësaj kanë festuar edhe përvjetorin e martesës, të cilët janë bashkë për më shumë se 20 vite.

Image
Ramushi me Anita Muçajn

Çifti kanë së bashku tre fëmijë: një vajzë dhe dy djem.

Anita në ndërkohë shpesh ka folur për raportin me Haradinajn dhe për vitet që kanë jetuar bashkë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat