Muajin e kaluar, Justin Timberlake, u arrestua për shkak se po voziste në gjendje të dehur.
Megjithatë, e gjithë kjo ngjarje ka marrë vëmendje të madhe në internet, e madje janë krijuar edhe ‘meme’ të ndryshme.
Tani, fotografia e arrestimit të yllit të famshëm është shndërruar në një pjesë të artit të stilit ‘Warhol’ nga artisti Godfrey Lohman.
Justin Timberlake’s mugshot turned into art at Sag Harbor gallery after Hamptons DWI bust https://t.co/ag37JMtduV pic.twitter.com/8niBDtOkL3
— Page Six (@PageSix) July 2, 2024
E titulluar “Tuesday Night Out Featuring Justin Timberlake”, pjesa është e ekspozuar në Galerinë Romany Kramoris në Sag Harbor, New York.
“Reagimi im ishte, “Oh Zoti im! Kjo është e mrekullueshme! Është thjesht e mrekullueshme”, tha pronari i galerisë Romany Kramoris për Page Six pasi pa për herë të parë punën e Lohman.
Galeria me sa duket ka shitur “dy ose tre” pjesë, të cilat kushtojnë 520 dollarë.
Sag Harbor është vendi ku Timberlake ishte jashtë duke pirë natën kur u arrestua, pasi u ndalua me dyshimin se po drejtonte në një “gjendje të dehur”.
Këngëtari – albumi më i fundit i të cilit “Everything I Thought I Ëas” doli në mars – u dënua me një akuzë të vetme për kundërvajtje dhe u lirua menjëherë.