Modelja nga Mali i Zi, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Amerikë, gjatë këtyre ditëve ka qenë në Kosovë.
Ajo ka vizituar varrezat e familjes Jashari në Prekaz, është takuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën si dhe ka vizituar shoqatën “Medica Gjakova”.
E së fundmi është takuar edhe me këngëtarin e mirënjohur të skenës, Sabri Fejzullahu.

“Sot takova ikonën e bukurisë dhe Konsulen e Nderit të Shqipërisë në Florida, Eminen e bukur me shpirt edhe më të bukur”, u shpreh artisti.
Ai tutje shtoi: “Ajo do t’i falë një copë shpirti të saj të madh Kosovës me punën e saj humanitare që e bën me vite. Krenar me ty Emina Çunmulaj”.
Emina është prej vitesh pjesë e fushës së modës, ku ka korrë suksese të mëdha ndërkombëtarisht.
Ajo ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.