Brenda 30-vjetorit të Era Istrefit

Mediale Vip

Brenda 30-vjetorit të Era Istrefit

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 20:34
Era Istrefi

Besojeni ose jo, Era Istrefi ka festuar ditën e djeshme 30-vjetorin.

Këngëtarja ka lindur në 4 korrik 1994 dhe kështu këtë vit ka pasur një përvjetor të rëndësishëm. Që ajo ka zgjedhur ta festojë në një festë të thjeshtë me njerëzit e saj më të afërt.

Këtë herë, Era festoi në jug të Shqipërisë, ku ndodhet me motrën e saj, Norën dhe disa prej miqve më të ngushtë.

Sigurisht festa nisi herët ditën e djeshme, por kulmoi me një darkë shumë të bukur.

Gjatë mbrëmjes Era kishte veshur një fustan ekstravagant ngjyrë rozë. Ajo dukej shumë seksi dhe në super formë, teksa atmosferën e festës mund ta shihni më poshtë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat