Përflitet për ndarje nga partnerja/ Zbulohet me kë është “arratisur” Strakosha në Mykonos

Mediale Vip

Përflitet për ndarje nga partnerja/ Zbulohet me kë është “arratisur” Strakosha në Mykonos

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 06:55
Strakosha ka shijuar këtë udhëtim me vëllain e tij dhe disa shokë të tjerë.

Humbja me Spanjën me rezultatin 1-0, i dha fund rrugëtimit të “Kuqezinjëve” në Kampionatin Europian 2024. Kështu që djemtë e Kombëtrares janë shpërndarë. Disa në vendet ku jetojnë e kanë familjen e disa kanë nisur pushimet.

Thomas Strakosha, shumë i komentuar për paraqitjen në fushë, po aq edhe në jetën private, është arratisur për pushime në Mykonos, i njohurin ndryshe si “ishulli i milarderëve”.

Por me këtë udhëtim ai ka shtuar dyshimet për krisjes e marrëdhënies me partneren e tij prej më shumë se 4 vitesh. Strakosha ka shijuar këtë udhëtim me vëllain e tij dhe disa shokë të tjerë.

Nga ana tjetër, modelja Esther Adjoa Asiédu ka treguar në Instagramin e saj se ndodhet në Como, Itali, me mikeshat e saj.

Postimet e portierit të Kombëtares dhe modeles Esther krah njëri-tjetrit dhe dedikmet e dashurisë kanë qenë gjithmonë të pranishme në rrjetet sociale. “Zhdukja” e tyre papritur nuk mund të kalojë pa marrë vëmendje dhe hipoteza se çifti po kalon një krizë në marrëdhënie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat