Pse “u zhduk“ pas “Big Brother VIP”? Rrëfehet Romeo Veshaj: “Dasma? Shumë shpejt”

Mediale Vip

Pse “u zhduk“ pas “Big Brother VIP”? Rrëfehet Romeo Veshaj: “Dasma? Shumë shpejt”

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 22:36
Romeo dhe Heidi

Ashtu sikurse pritej Romeo Veshaj theu sonte heshtjen. Ai u shfaq në “Top Arena” në intervistën e tij të parë dy muaj pas daljes nga “Big Brother VIP”.

I pyetur se pse vendosi të zbdukej pas programit, ai tha:

“Kalova presion dhe mu duk sikur po humbisja veten. Mu desh të kaloja kohë me familjen dhe Heidin.”

Sakaq, lidhur me Heidin, u shpreh se planet për dasmë i kanë të afërta. Madje, me shaka tha se edhe mund të jenë celebruar.

“Ne ndoshta edhe jemi celebruar dhe s’e di njeri. Martesa do vijë, por nuk ka kuptim ta them tani se kur do vijë propozimi. Patjetër kemi plan. Shumë shpejt, besoj!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat