Era Istrefi plotë surpriza këtë verë, ja kur publikohet kënga e re

Mediale Vip

Era Istrefi plotë surpriza këtë verë, ja kur publikohet kënga e re

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 20:11
Era Istrefi

Këngëtarja Era Istrefi ka qenë shumë aktive në sjelljen e këngëve të reja për këtë sezon veror.

Pas dy bashkëpunimeve të suksesshme me reperin Noizy, të cilat u pëlqyen shumë nga publiku, tashmë Era e ka gati edhe këngën tjetër të titulluar “Heat”.

Projekti i ri i Erës do të lançohet më 19 korrik, derisa artistja ka ndarë një pjesë të shkurtër nga “Heat” në Instagram-in e saj.

“Mona Lisa”, “Më humbe”, “Ama” dhe “Take a look”, janë katër projektet e Erës të publikuara gjatë muajve të fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat