Rita Ora ka bërë të ditur se ka qëndruar në New York për gjatë dy ditëve të fundit.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka falënderuar komedianin dhe moderatorin Jimmy Fallon për ftesën që i ka bërë, dhe gazetarit e radios IHeartRadio, Elvis Duran.
“U kënaqa shumë këtë javë duke vizituar të gjithë miqtë e mi në New York”.
“Uou, pata dy ditë që ishin me argëtim. Faleminderit New York, ndalesa ime tjetër do të jetë në Los Angeles”, ka shkruar Ora.
Këngëtarja ka shpërndarë edhe disa fotografi të vizitës së saj.