Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur vlerësimin e saj për koleget e saj shqiptare.
Gjatë një interviste në emisionin e Elvis Duran në New York, nuk munguan lavdërimet për Dua Lipën dhe Bebe Rexhën.
Rita Ora theksoi arritjet e mëdha të dy këngëtareve dhe ndikimin e tyre pozitiv në industrinë e muzikës.
Rita i ka cilësuar si shembuj të shkëlqyer për artistët e rinj dhe përfaqësuese të denja të kulturës shqiptare në skenën ndërkombëtare.