A është aktori i njohur shqiptar? Rita Ora habit me deklaratën: Vin Diesel më ka treguar për ilirët!

Mediale Vip

A është aktori i njohur shqiptar? Rita Ora habit me deklaratën: Vin Diesel më ka treguar për ilirët!

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 18:33
Rita Ora

Artistja shqiptare, Rita Ora, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin e famshëm amerikan, “iHeart Radio”, ku ka zbuluar detaje nga karriera profesionale e jeta private.

Përpos të gjithave, gjatë intervistës nuk janë lënë anash as pyetjet për shqiptarët.

Ylli botëror ka përmendur edhe këngëtaret e tjera shqiptare në botë, si Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max.

Image
Vin Diesel

Gjatë bisedës, 33-vjeçarja ka thënë se di pak për historinë e shqiptarëve, veçanërisht të ilirëve, duke theksuar se këto histori ia ka rrëfyer aktori i famshëm, Vin Diesel.

“Di një histori ilire, sepse ashtu nisi në Evropën Lindore. Këtë gjë e mësova nga Vin Diesel çuditërisht”, u shpreh ajo.

Moderatori i programit reagoi menjëherë, dhe e pyeti: “A është ai shqiptar?”.

Më tej Rita u përgjigj: “Disi çdokush lidhet me Shqipërinë, bëj shaka. Po më tregonte që ka shumë histori, dhe se ai kishte një farë lidhje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat