Ajo ka qenë një nga personazhet që u pëlqye tejet shumë në Big Brother VIP Albania 3 për shkak të natyrës së saj të qetë dhe pozitive.
Bëhet fjalë për këngëtaren Arta Kabashi, e cila veç tjerash ka treguar edhe talentin e saj, meqë ka një zë të mrekullueshëm.
E ftuar këtë të enjte në “Pushime on Top”, bukuroshja nga Kosova tha se po jeton një periudhë shumë të mirë, me shumë këngë të reja.
“Big Brother m’i ka nxehur motorët dhe tani nuk kam të ndalur, jam pa pushim, në lëvizje. Është një koncept që, nëse di ta shfrytëzosh, besoj që ia sheh hajrin”, u shpreh artistja nga Peja.
E pyetur nga moderatorja Lei Kraja se a është penduar për këtë eksperiencë, ajo tha se përkundrazi kjo do të mbetet diçka që do ta kujtojë gjithmonë.
“Jo, është diçka shumë e thjeshtë. Mendo për diçka që e ke përjetuar. Nëse ke ndjenjë të mirë, pozitive për të, atëherë nuk ke pse pendohesh. Unë, kur mendoj për Bigun, e kam një ndjenjë të mirë, ishte një atmosferë e këndshme për mua, sepse e pata vendosur që në fillim të tregoja talentin dhe anën pozitive të Artës”.
Pritet të shihet në vazhdim se çfarë do të na sjellë në vazhdim Kabashi.