Dea Mishel kohët e fundit nuk ka ndalur me paraqitjet e saj në bikini dhe në rroba tejet të lezetshme verore.
Influencuesja, e cila ka një stil të veçantë që i shkon shumë personalitetit të saj të mrekullueshëm, vazhdimisht po befason fansat e saj me disa imazhe mbresëlënëse.
Bukuroshja ndan momente nga pushimet e saj në llogarinë e saj në Instagram dhe duket që admiruesit për të, vetëm sa vijnë e rriten.

Dea, në fotografitë e fundit, ka treguar figurën e saj natyrale dhe të mrekullueshme në bikini të zeza.
Ajo pozoi në ujë dhe në disa fotografi të tjera pranë një shpelle, duke shtuar edhe një kapele dielli.
