Gati për dasmën e shumëpritur: Çka dihet deri tani për ceremoninë e Dafinës dhe Kreshnikut?

Mediale Vip

Gati për dasmën e shumëpritur: Çka dihet deri tani për ceremoninë e Dafinës dhe Kreshnikut?

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 20:58
Dafina dhe Kreshniku

Dafina dhe Kreshniku po vijojnë me përgatitjet e dasmës dhe ne mezi presim të marrim vesh më shumë. Partneri i Dafinës ka publikuar një ftesë dasme, duke na treguar se ka nisur shpërndarja e ftesave për të ftuarit në dasmën VIP.

Ç’dihet deri më tani për dasmën e tyre?

Së pari, me përgatitjet po merret burri

E ftuar në “E Diela Jonë”, Dafina pohoi se Kreshniku po merret me përgatitjet. Ajo thjesht është përfshirë nga pak, nga ana e muzikës.

Dasma do të bëhet nga fundi i vitit

“Nga fundi i vitit, me kismet e kemi lënë të martohemi”, tha ajo, duke shtuar se nuk do që të bëjë dasmë në sezon veror.

Dafina u propozua nga Kreshniku në ditëlindjen e saj

“Do të martohesh me mua,” ishte pyetja e të dashurit të saj, ndërsa Dafina duket se ka thënë “Po”, duke marrë unazën e madhe që shkëlqen në dorën e saj. “Kreshnik Gjergji, të dua!” ka shkruar këngëtarja në postimin në rrjetet sociale, duke hapur kështu një kapitull të ri në çështjen e ndjenjave.

Në lidhje me fustanet?

E ftuar në “Radar”, Dafina u shpreh:

“Kam nisur të punoj me fustanin e nusërisë. Nuk dua të ndërroj shumë. Dua të shijoj dasmën time, kam vendosur të ndërroj vetëm dy fustane”, u shpreh këngëtarja, duke shtuar se dasma është diçka shumë personale. “Kam dashur njerëz që ma duan të mirën si njeri, jo vetëm për t’u dukur”, u shpreh këngëtarja.

Kush do të performojë në dasmë?

Do të performojë Afrim Muçiqi, sigurisht edhe artistë të tjerë, të cilët për momentin nuk i dimë.

Po planet për një bebush?

Patjetër që është në planet e çiftit. Në intervistën e saj në "Radar", këngëtarja tha “Unë bebet i dua shumë, shumë, shumë. Edhe shyqyr që i do edhe ai shumë”, u shpreh Duffy, referuar partnerit të saj, Kreshnikut. “Nuk janë gjëra që planifikohen dhe pse jo sa më shpejt ndoshta. Kam plane”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat