Heidi Baci është kthyer në një nga personazhet më të dashura të publikut që nga Big Brother VIP Albania 3.
Bukuroshja e rritur në Itali, po shijon periudhën pas mbarimit të këtij spektakli, ku mori famë të madhe.
Modelja shqiptare duket se është bërë nostalgjike, ndërsa ka ndarë një imazh nga fëmijëria.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/July/14/auto_Capturejh1720986744.jpg)
Ajo shfaqet me një shami në kokë dhe një fustan me vija, ndonëse duket po aq e lezetshme sa sot.
“Unë bebe”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Heidi tani po kalon kohë në Shqipëri me të dashurin e saj, moderatorin nga Vlora, Romeo Veshaj.
Ata u njohën në edicionin e tretë të Big Brother, ku edhe tani janë bërë të pandashëm.