Aktualisht është bërë trend hiti i 50 Cent-it “Many Men”, në të cilën ai repovat duke thënë “Shumë burra dëshirojnë të vdes”.
Kjo është për faktin se ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë një aktiviteti të shtunën në mbrëmje u bë një tentativë për vrasje.
Menjëherë pas njoftimit të sulmit, reperi dhe mbështetësi i Trumpit, 50 Cent, deklaroi:
“E di ndjesinë, të gjithë jemi në telashe tani!”, shkroi ai në Instagram, duke iu referuar atentatit ndaj tij në vitin 2000, ku u qëllua nëntë herë.
Ai ndau edhe një fotografi që tregon Trumpin menjëherë pas tentativës për vrasje.
I rrethuar nga agjentë të Shërbimit Sekret dhe i mbuluar me gjak, ai formon grushtin, ndërsa në sfond ishte kënga “Shumë burra”.